Përfundon rundi i parë i bisedimeve: Kurti e Vuçiq mund të takohen sërish gjatë ditës
Ka përfunduar takimi i parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Lajmin e kanë bërë të ditur gazetarët kosovarë që po raportojnë nga Brukseli.
Pas këtij takimi, liderët do të kenë sërish takime të ndara me përfqësuesit e BE-së.
Kurse, është lënë e hapur mundësia që Kurti e Vuçiq të takohen edhe një herë gjatë ditës së sotme.