Përfundon me Kurtin, Borrell nis takimin me Vuçiq
Ka përfunduar tashmë takimi bilateral mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryediplomatit evropian, Josep Borrell.
Ky i fundit, ka nisur takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Më pas, parashihet që nga ora 18:00 të fillojë takimi trilateral.
Siç konfirmoi kryediplomati Borrell në një njoftim për media para filllimit të takimit, fjala kyçe sot do të jetë “implementimi”.
“Për këtë, do të diskutojmë hapat e ardhshëm. Është e qartë se çka është arritur, duhet të implementohet. Implementimi është fjala kyçe dhe sot do të flasim për hapa konkret të këtij implementimi, kalimit të krizave, dhe përkushtimit të plotë në procesin e normalizimit.” – tha Borrell.