Përfundon mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së: Kërkojnë zgjedhje sa më parë - NACIONALE

Përfundon mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së: Kërkojnë zgjedhje sa më parë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar tashmë mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës e cila ka filluar në orën 13:00. Para mediave, është deklaruar shkurt kreu i këtij subjekti politik, Memli Krasniqi i cili tha se gjatë mbledhjes, kanë miratuar një deklaratë e cila shumë shpejt do të bëhet publike për media.

Krasniqi ka thënë se kanë pasur diskutime cilësore për gjendjen në të cilën ndodhet vendi, ndërsa sipas tij, mori mbështetje nga kolegët për ta vazhduar punën tutje.

“Jam mirënjohës për diskutimet, kolegët e koleget nga KD, për mbështetjen që ma dhanë mua personalisht për të vazhduar punën tutje. Miratuam një deklaratë politike që po u shpërndahet mediave ta keni të plotë, ishte vërtetë një moment frymëzimi për të gjithë ne, për gatishmërinë, potencialin që kemi Brenda nesh për të punuar më të përkushtuar për një alternativë qeverisëse, për t’i sjell vendit një qeveri që e rikthen në binare.” – deklaroi ai.

Krasniqi ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme, duke thënë se ato duhet të mbahen sa më parë dhe se Kuvendi duhet të shpërndahet, në mënyrë që të rikthehet verdikti te qytetarët.

Sipas tij, kjo pasi vet ai është i bindur që “Kurti e ka braktisur besimin që ia dhanë qytetarët e Kosovës”.

“Unë jam i bindur që zgjedhjet e parkaohshme duhet të mbahen sa më parë, qëndrimi nga mbledhja e kaluar ka qenë që ne jemi të gatshëm sa më herët të shpërndajmë Kuvendin që ta rikthejmë verdiktin te qytetarët se jam i bindur që Kurti e ka braktisur besimin që qytetarët ia kanë dhënë.Ka marrë vendime të gabuara, ka përkeqësuar jetën e familjeve kosovare. Verdikti i qytetarëve është i vetmi që duhet të thotë fjalën se a ka punuar mirë qeveria ose jo…vetëm zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhje, PDK është gati.” – deklaroi ai.

Kreu i PDK-së tutje u shpreh se u pajtuan që fokusin ta kenë të mobilizimi për përgatitjen për zgjedhjet të ardhshme.

Zgjedhjet e brendshme të partisë ndërkaq, ai tha se do të mbahen menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare.

“Sot u pajtuam që fokusi ynë kryesor, qëndror, prioritar në këtë fazë është mobilizimi i të gjitha potencialeve që kemi në çdo nivel për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshëm. Caktuam që zgjedhjet tona të brendshme të mbahen menjëherë pas zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.”

Krasniqi ka folur edhe për draft statutin, çështje për të cilën siç është shprehur edhe më herët, tha se është e papranueshme për Kosovën pasi teksti aktual është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Ka një kohë, prej kur e kemi marrë edhe tekstin e plotë të Asociacionit, grupet e ekspertëve tanë, përfaqësuesit e PDK-së kanë shqyrtuar në detaje tekstin e draftit, dhe edhe në mbledhjet e kaluara të kryesisë, GP, dhe sot kemi ardhë në konstatime të tjera dhe që drafti aktual është i papranueshëm për Kosovën, s’e mbështesim, e rrezikon karakterin e shtetit të Kosovës, është në kundërshtim me Kushtetutën.” – tha ai.

Kreu i PDK-së është pyetur nga gazetarët edhe rreth çështjes së dinarit, për të cilën u përgjigj si vijon:

“Ky është një vendim që ka bazë ligjore dhe kushtetuese, nuk është diçka e rë, s’ka ndryshu asgjë, Kushtetutën e kemi miratuar në vitin 2008.

Ajo që unë mendoj që ne po e humbim fokusin duke u marrë me gjëra që nuk janë qenësore, nuk po ndodhë diçka e jashtëzakonshme, e kemi mund Serbinë në luftë, e kemi shporrë ushtrinë e Serbisë prej këtu, po bëhet kaq e madhe një çështje bën e s'bën me u pranu dinari, është humbje totale e fokusit nga temat me rëndësi.”

Lajme të ngjashme