Përfundon intervistimi i gruas së Milan Radojiçiq, policia thotë se është liruar - NACIONALE

Përfundon intervistimi i gruas së Milan Radojiçiq, policia thotë se është liruar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar intervistimi i Ema Radojiçiq, bashkëshortes së kriminelit serb, Milan Radojiçiq, nga Policia e Kosovës.

Kjo është konfirmuar për Nacionalen nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Pas intervistimit, e njëjta është liruar. Nuk ka informacione të tjera.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, Elshani më herët i tha Nacionales se ajo po intervistohet me ftesë të Krimeve Ekonomike.

Siç ka bërë ai me dije, Ema Radojiçiq po intevistohet me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë.

“Konfirmojmë se në Mitrovica Veri është duke u intervistu ky person në prani të avokatit me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë” – u shpreh ai.

Ndryshe, për gruan e udhëheqësit të sulmit terrorist në Kosovë, nuk dihet shumë.

Megjithatë, “KP” raporton se Ema Radojiçiq kishte ikur nga Kosova pas sulmit në Bajnskë dhe se që prej atëherë ka qëndruar në Serbi.

Pak ditë pas këtij sulmi, Policia e Kosovës kishte bastisur mes tjerash edhe një restorant në very me emrin “Gray”, për të cilin, besohej të ishte në pronësi të Ema Radojiçiq.

Lajme të ngjashme