Përfundon intervistimi i Bislimit në Prokurori, zëvendëskryeministri nuk e thotë asnjë fjalë për mediat - NACIONALE

Përfundon intervistimi i Bislimit në Prokurori, zëvendëskryeministri nuk e thotë asnjë fjalë për mediat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, e ka përfunduar procesin e intervistimit në Prokurorinë Speciale për rastin skandalin me fabrikën për mbetjet shtazore.

Pas intervistimit, numri dy i Qeverisë Kurti, nuk e ka thënë asnjë fjalë për mediat.

Pas intervistimit, numri dy i Qeverisë Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë për mediat.

Pavarësisht insistimit të gazetarëve për të treguar se për çka është pyetur në prokurori, Bislimi ka zgjedhur heshtjen.

Nuk dihet nëse Bislimi ka heshtur edhe gjatë intervistuar në prokuroria.

Ajo që dihet është se hetimet rreth dhënies me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë, Prokuroria Speciale e Kosovës i ka nisur para disa jave. Pas bastisjeve në këtë ministri, më 27 maj, edhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është intervistuar për disa orë nga Prokuroria Speciale.

Intervistimi i Bislimit nga prokuroria ka ardhur pasi ministri Peci në disa intervista nëpër televizione e kishte implikuar zëvendëskryeministrin e parë.

Në paraqitjet e tij, Peci kishte thënë se për çështjen e kësaj fabrike disa herë ishte takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

“Më ka ftuar në zyre dy herë për këtë temë edhe bashkë me stafin që merret me vlerësimin e mekanizmave evropian dhe e ka ngritë shqetësimin që nuk mundemi me vazhdu me lanë Kosovën në pikën ku ne vazhdojmë me pas një prej vërejtjeve kryesore, mos funksionalizmin e fabrikës…më ka thirrë për herë të dytë, kam shku bashkë me kryeshefin. Zv/kryeminsitri Besnik Bislimi ka thënë nuk është e rëndësishme sa ka me pasë kosto financiare, e rëndësishme është me i trajtu mbetjet shtazore”, kishte deklaruar ministri Peci më 16.05.2025.

Çka dihet deri me tani për rastin?

Pas bastisjeve të ministrisë së Bujqësisë dhe disa institucioneve tjera, prokurori i rastit, Admir Shala, kishte dhënë detaje për rastin.

Ai kishte bërë me dije se përveç ministrisë së Bujqësisë janë bastisur edhe tri institucione tjera.

Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të Fabrikës për përpunimin e produkteve shtazore. Hetimi është duke u zhvilluar lidhur me dyshimet e dhënies me qira të kësaj fabrike. Jemi në fazën e hetimit, jemi duke zhvilluar bastisjen dhe kontrollet në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Prishtinës me kërkesë të Prokurorisë Speciale. Po ashtu me autorizimin tonë, policia me ne është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të zbardhjes së rastit konkret. Bastisjet janë duke u zhvilluar në katër lokacione: Ministri të Bujqësisë, Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Veterinarisë dhe lokacioni i vetenerinarisë ë kompanisë përfituese”, ishte shprehur ai.

Kurse, Ministria e Bujqësisë kishte dhënë versionin e saj.

“Që nga dita e parë, jemi në dispozicion të organeve të rendit dhe drejtësisë, duke ofruar çdo informatë për secilin interesim të tyrin, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit. Kemi bashkëpunuar ngushtë me këto institucione dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë, të udhëhequr nga parimet e transparencës dhe llogaridhënies”, ishte thënë në komunikatën e ministrisë.

Pas intervistimit, ishte deklaruar edhe ministri Peci, duke u shprehur i bindur në epilogun e këtij hetimit.

Jam i bindur që epilogu i këtij procesi do të jetë i njohur për ju sikurse është i njohur për rreth 30 mijë fermerë, që përfitojnë në baza vjetore subvencione dhe grante e që njëherit janë dëshmitarët më të vëmendshëm në cdo cep të Kosovës. Ata, më së miri e dinë se në funksion të kujt, e kam kryer detyrën zyrtare. Çdo shkronjë, fjalë, si në të shkruar ashtu edhe e thënë, është e qasshme për secilin që ka interesim. Kosova, si vend i bekuar ka një popull të mrekullueshëm, e mbi qiellin e kësaj toke e këtij populli, ka Zot!”, kishte shkruar Peci në profilin e tij në Facebook.

Lajme të ngjashme