Përfundimtare: Zgjedhjet në veri shtyhen për 23 prill - NACIONALE

Përfundimtare: Zgjedhjet në veri shtyhen për 23 prill

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë është përcaktuar. Zgjedhjet në veri janë shtyrë.

Nacionale ka mësuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shumë shpejt do ta bëj publik vendimin që zgjedhjet atje do të mbahen më datën 23 prill.

Edhe pse fillimisht ishte përmendur data 30 prill, për shkak të disa festave që janë në atë periudhë kohore, është ndryshuar.

Pro vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve kanë qenë të gjitha partitë politike, përjashtuar PDK-së. Megjithatë, edhe kjo e fundit deklaroi se për hir të konsensusit u bashkua me partitë e tjera.

Vjosa Osmani pas takimit tha se shtyrja e zgjedhjeve u bë me qëllim të garantimit të sigurisë.

Lajme të ngjashme