Përfshihet nga zjarri një lokal në Prizren, nisin hetimet - NACIONALE

Përfshihet nga zjarri një lokal në Prizren, nisin hetimet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje në fshatin Korishë të Prizrenit një lokal është përfshirë nga zjarri.

Kështu bëhet e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës, teksa thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

Raporti gjithashtu specifikon se nuk raportohet për të lënduar, ndonëse thuhet se kanë nisur hetimet për rastin.

“Fsh. Korishë, Prizren 02.02.2023 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në një lokal ka shpërthyer një zjarr, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të ngjashme