Përfshihet nga zjarri një lokal në Prishtinë, lëndohet një burrë
Një lokal në Prishtinë është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë lëndime ka marrë një burrë.
Siç thuhet në raportin e policisë, zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.
Thuhet se si pasojë lëndime ka pësuar një burrë i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Prishtinë 15.03.2023 – 13:30. Raportohet se në rrethana të pa njohura në zjarr është përfshirë një lokal. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Si pasojë, lëndime ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.
