Përfshihet nga zjarri një fabrikë e mobileve në Prizren
Një fabrikë e mobileve është përfshirë nga zjarri në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale, se policia së bashku me zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes, ku edhe është bërë shuarja e zjarrit.
Bytyqi ka njoftuar se nuk ka persona të lënduar, mirëpo ka dëme të konsiderueshme materiale.
“Sot rreth orës 18:21 është raportuar se një punëtori, fabrikë e mobileve është përfshirë nga zjarri. Ajo gjendet në rrugën “Arta”, Policia bashkë me zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është shuar. Të lënduar nuk ka pas por dëme të konsiderueshme materale nga zjarri.” - ka bërë të ditur ai.
