Përfshihen nga zjarri disa vetura në Gllogjan të Deçanit
Disa vetura janë përfshirë nga zjarri në Deçan, saktësisht në fshatin Gllogjan.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale, se policia së bashku me zjarrfikësit kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes.
Rugova ka njoftuar se zjarri është lokalizuar.
“Sot rreth orë 12:40, Policia është njoftuar nga një qytetar se ne fshatin Gllogjan- Deçan janë duke u djegur disa vetura. Policia menjëherë kanë dal në vendngjarje, gjithashtu edhe zjarrfikësit dhe është bërë lokalizimi i zjarrit, rasti mbetet të hetohet.” – ka bërë të ditur Rugova.
Gjithashtu, lexuesit e Gazetës Nacionale kanë dërguar pamje afër vendit të ngjarjes, ku shihet se vendi është mbuluar nga tymi i zi për shkak të zjarrit.

