Osmani ngushëllon homologen sllovene për viktimat nga përmbytjet: Kosova është e gatshme për ndihmë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllime homologes së saj slloven, Natasha Pirc Musar, për viktimat nga përmbytjet.
Osmani ka shkruar se Kosova është e gatshme për t’i ofruar ndihmë Sllovenisë.
“Ngushëllime të sinqerta presidentes Natasha Pirc Musar dhe popullit të Sllovenisë për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet vdekjeprurëse të dheut. Kosova është e gatshme të ndihmojë miqtë dhe aleatët tanë sllovenë.” – ka shkruar Osmani në Twitter.
Sincere condolences to President @nmusar and the people of Slovenia over the casualties & damages caused by floods and deadly landslides.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 5, 2023
Kosovo stands ready to assist our Slovenian friends and allies in order to overcome these heartbreaking times.
