Përfaqësues të Luginës së Preshevës vizitojnë për herë të parë OKB-në - NACIONALE

Përfaqësues të Luginës së Preshevës vizitojnë për herë të parë OKB-në

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Faton Bislimi ka bërë të ditur se përfaqësuesit nga Lugina e Preshevës kanë qenë për herë të parë në OKB në New York.

Bislimi ka bërë të ditur se në zyrën e Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së janë pritur nga James Turpin, që sipas tij kanë biseduar për çështje e të drejtave të shqiptarëve etnikë në Luginë do adresohet në të gjitha mekanizmat përkatëse të OKB-së.

“HISTORIKE: Lugina për herë të parë në OKB në New York! Sot, bashkë me delegacionin nga Lugina e Preshevës u pritëm në Zyrën e Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së nga z. James Turpin, Drejtor për Paqe të Qëndrueshme, me të cilin u dakorduam që çështja e të drejtave të shqiptarëve etnikë në Luginë do adresohet në të gjitha mekanizmat përkatëse të OKB-së! Kjo është edhe një goditje e radhës për propagandën e Beogradit pas brifingut dhe takimeve të nivelit më të lartë që kishim në Senatin e Kongresin e SHBA-ve në Washington, DC.” – ka shkruar Bislimi.

Lajme të ngjashme