Kimete Berisha i reagon ashpër Vedatit të Stupcave: Mashkull i Dubait je vet!
Opinionistja e njohur Kimete Berisha, i ka reaguar ashpër humoristit të njohur Vedat Bajrami, i cili është duke marrë pjesë në Big Brother Vip Kosova, ‘reality show’, i transmetuar nga televizioni KlanKosova.
Ndërsa, humoristi Bajrami e ka ofenduar një banore të kësaj shtëpie, duke e quajtur “komandantja e Dubait”, Berisha ka reaguar, duke u shprehur e acaruar në lidhje me qasjen që disa persona kanë ndaj grave.
“Mashkull i Dubait je vet! Çka është kjo punë kështu? Qysh i thuhet femrës 'komandante e Dubait'!Dil jashtë! Çka u mor vesh kështu, femrat shqiptare mbijetojnë e përbirojnë veç si viktima,”- ka shkruar Berisha.
Ajo më tej ka shtuar se në momentin që femra i del zot vetes, përballet me ofendime e goditet në moral.
“Në momentin që femra i del zot vetes - i gjuhën me ofendime, e godasin në moral.”
Duke e cilësuar, Vedat Bajramin një humorist mediokër, Berisha ka kritikuar edhe median në fjalë, pra Klan Kosovën, duke thënë se: “Çfarë televizioni është ky që e lejon Vedat Bajramin ta quaj 'ku.vë' një grua?!”
Ajo ka përfunduar duke i’u drejtuar Bajramit me fjalët se e ka ditur që është “mashkull i keq”, në momentin kur “ke bërë propagandë serbe kundër UÇK-së.”
