Përditësimi i fundit: Nisma fiton 3 mandate, AAK-ja 5 - NACIONALE

Përditësimi i fundit: Nisma fiton 3 mandate, AAK-ja 5

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përditësimet e fundit të numërimit të votave për deputetë kanë ndryshuar renditjen e kandidatëve edhe në koalicioni “Për Kosovën Fituese.

Sipas këtyre të dhënave, AAK-ja ka fituar pesë mandate, kurse Nisma 3.

Deri më tani më i votuar në këtë koalicion është kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj Ramush Haradinaj me 36 mijë e 177 vota.

Pas tij renditet, Fatmir Limaj(Nisma) me 21 mijë e 668 vota, Daut Haradinaj me 20 mijë e 771 vota, Time Kadriaj me 12 mijë e 359 vota, Bekë Berisha me 12 mijë e 339 vota, Arbresha Krasniqi(Nisma) me 10 mijë e 720 vota, dhe Vesel Krasniqi(Nisma) me 100349 vota, Xhevahire Izmaku(Nisma) me 9334 vota.

Sipas këtyre rezultate, deputetët e ardhme të Nismes pritet të jenë Fatmire LImaj, Arbresha Krasniqi dhe Xhevahire Izmaku.

Për t`u plotësuar kuota gjinore prej 30 për qind, ky koalicion duhet të ketë 5 burra dhe tre gra.

Ky rezultat është arritur pa votat me kusht edhe votat e diasporës.

Të dhënat preliminare të KQZ-së tregojnë se ky koalicion në zgjedhjet e 9 shkurtit ka fituar 8 mandate.

Lajme të ngjashme