Përçarja absurde: Përfaqësuesit e Luginës shahen nëpër studio, ministri serb pritet t'ua zgjidhë problemet - NACIONALE

Përçarja absurde: Përfaqësuesit e Luginës shahen nëpër studio, ministri serb pritet t'ua zgjidhë problemet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Interesat e ngushta kanë ndikuar kanë që shqiptarët e Luginës së Preshevës të mos arrijnë një kompromis për zgjedhjen e organeve drejtuese të Këshillit Kombëtar. Mungesa e një marrëveshjeje në mes të subjekteve politike shqiptare ka bërë që të mundësohet ndërhyrja Qeverisë së Serbia në zgjidhjen e këtij problemi.

Shqiptarët janë e vetmja pakicë në Serbi që nuk kanë arritur t`i zgjidhin organet drejtuese të Këshillit Kombëtar. Kjo pasi partitë politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk kanë arritur ta gjejnë një gjuhë të përbashkët për ta drejtuar këtë këshill. As përfshirja e Qeverisë së Kosovës në këtë proces nuk ka pasur rezultat.

Kjo përçarje ka bërë që në institucionin e vetëm që mbledh përfaqësuesit e shqiptarëve të vije në shprehje Qeveria e Serbisë.

Zgjedhja e organeve drejtuese të këshillit tani është në mëshirën e ministrit të Serbisë për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Tomislav Zhigmanov.

Për shkak mungesës së një marrëveshjeje për të bërë shumicën për bashkëqeverisje me Këshillin Kombëtar Shqiptar, tani është përmbushur kushti ligjor për ndërhyrjen e ministrit Zhigmanov.

Ky i fundit, pritet të zgjedh drejtuesin dhe 4 anëtarë të që do ta udhëheqin këtë këshill në një afat prej 60 ditë.

Pas kësaj periudhe kohore do të përsëritet mbajtja e zgjedhjeve për këtë institucion.

Subjektet politike kanë fajësuar njëra-tjetren për dështimin e marrëveshjes.

Përfaqësuesit e Partisë për Veprim Demokratik kanë thënë se kjo parti ka qenë futuese e zgjedhjeve dhe parttië tjera është dashur ta respektojnë këtë fakt.

Uroj, që ata mbi të cilët bie barra kryesore e shkaktimit të kësaj situate, të reflektojnë e mësojnë nga gabimet dhe papërgjegjshmëria e tyre ndaj çështjeve me interes nacional”, ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” Ragmi Mustafi nga PVD.

Sharja në studio televizive

Nervozizmin për dështimin e arritjes së një marrëveshje për organet drejtuese të këshillit përfaqesuesit e partive e kanë bartu edhe në studiot televizive.

Një përplasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në emisionin “RTK Prime” mes Sami Salihu nga Lëvizja për Reforma dhe Ragmi Mustafi ish-kryetar i Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Temë diskutimi në këtë debat ishte dështimi i zgjedhjes së kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.

Gjatë këtij debati pati ndërhyrje dhe akuza mes Mustafit dhe Salihut.

Në një moment debati eskaloi kur Mustafi përdori gjuhë të papërshtashtme ndaj Salihut.

Kshyre burr i botës për mu nuk del bir none edhe bir k**ve qofsh edhe t’i qe mun me shti dorën në xhep temin.” – ka thënë Mustafi në drejtim të Salihut.

Pas kësaj, autori i emisionit kërkoi nga Mustafi që të kërkojë falje për gjuhën e përdorur, por një gjë të tillë nuk e bëri ai.

Duke mos kërkuar falje, autori i emisionit vendosi që ta përfundojë para kohe debatin mes tyre.

Degradimi i përgjithshëm

Politologu Belgzim Kamberi ka thënë se mosarritja e një marrëveshje për zgjedhjen e organeve drejtuese të këshillit është dështimi i dytë i spektrit politik.

Ai ka thënë për gazetën Nacionale se dështimi i parë ka qenë kur ata nuk arritën një dakordim për një listë të përbashkët për zgjedhje nacionale.

"Procesi i vështirësive të partive lokale shqiptare të Luginës së Preshevës për t'i themeluar organet e reja drejtuese të Këshillit Kombëtar Shqiptar është pjesë përbërëse e degradimit të përgjithshëm të organizimit politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Pas pamundësisë për ta krijuar një listë të përbashkët për zgjedhje parlamentare, apo krizave të njëpasnjëshme në pushtete lokale, tash po dëshmojnë se nuk po munden të themelojnë bashkërisht qeverisje edhe në institucione ku janë vetëm shqiptarë dhe pa pushtet të rëndësishëm, siç është Këshilli Kombëtar Shqiptar”, ka thënë Kamberi, ditë më parë.

Sipas tij, partitë politike po i shikojnë interesat e ngushta.

Duket sikur partitë politike shqiptare të Luginës kanë përmbytur prioritetet e problemit politik dhe shoqëror në Luginë. Se kanë vendosur egot personale dhe interesat partiake para interesit shoqëror dhe kolektiv. Kjo shihet edhe nga veprimi dhe diskursi i tyre politik, ku kanë përfunduar më shumë si pjesë e problemit, se si parti që do të duhej të ishin pjesë të zgjidhjes. Me këtë trend do të përfundojnë në ndërtimin e përshtypjes se shkaku dhe arsyeja e gjendjes diskriminuese të Luginës janë partitë shqiptare të Luginës, apo Kosova e Shqipëria, e jo pushteti në Beograd, siç është realisht", është shprehur Kamberi.

Afati i fundit për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e organeve drejtuese të këshillit ka qenë 13 janari.

Në zgjedhjet e 13 nëntorit të vitit të kaluar kishin garuar pesë lista zgjedhore.

Nga 15 ulëset në Këshillin Kombëtar Shqiptar, pesë kishte fituar PVD-ja dhe APN-ja, nga LPD-ja dhe PD-ja, kur një PDSH-ja.

Këshillin Kombëtar Shqiptar ka të bëjë me të drejtat e shqiptarëve në arsim dhe kulturë.

Lajme të ngjashme