Për shkak të vërshimeve, Komuna e Suharekës i del në ndihmë Skenderajt
Si rezultat i situatës së rënduar në komunën e Skenderajt si pasojë e reshjeve të shiut, kësaj komune në ndihmë i ka dalur ajo e Suharekës.
Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka njoftuar përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook se Njësia e Zjarëfikësve me tre pjestarë nga Suhareka është nisur për në Skenderaj.
“Megjithëse edhe ne kemi një numër të kufizuar të zjarrëfikësve, kemi shprehur gatishmërinë tonë që momentalisht t’i ndihmojmë komunat që tashmë po përballen me vërshime.” - ka shkruar mes tjerash Bali Muharremaj.
