Për ngritje të pagave, protestojnë nesër edhe punëtorët e KEK-ut
Gjatë ditës së nesërme Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë njoftuar se do të mbajnë protestë. Përmes saj kjo sindikatë synon t ëbëj presion për rritje të pagave për punëtorët e KEK-ut.
Nexhat Llumnica, nga kjo sindikatë po thotë se përmes protestës do të kërkojnë realizimin e kërkesave të cilat ai i quajti esenciale.
“Ne kemi caktuar protestë nesër në ora 12:00, tek drejtori në sheshin “Zahir Pajaziti”. Me qellim të bëjmë një presion për rritjen e pagave dhe na është thënë se nuk do të ketë rritje të pagave. Ne nuk kemi rritje te pagave , kemi rrezikshmëri të madhe në punë, kemi pasur premtim nga drejtori prej 22 shtatori të ketë shujta të ushqimit por nuk është bërë. Injorimi që ka ndodhur për shkak se ne kemi biseduar vetëm një herë ne 3 muaj. Ftojmë të gjithë punëtorët të dalin në protestë për realizimin e këtyre kërkesave esenciale”, tha ai
E në anën tjetër kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, i quajti legjitime kërkesat e kësaj sindikate, kërkoi nga bordi menaxhues që t’i marrë për bazë kërkesat e tyre.
“Bashkimi i sindikatave të pavarura e përkrah këtë protestë. Dihet se gjithmonë sindikata i përdorin mjete e tyre për të arritur qëllimin. Ky qëllim është shumë minimal për ngritje të pagës sepse në Kosovë kemi ngritje marramendëse të çmimeve. BSPK kërkon nga drejtori menaxhues dhe bordi i KEK-ut që të ulen dhe të bisedojnë. Kërkesat janë shumë të ligjshme shumë normale, rritja e pagës, shujta e të tjera të cilat thashë janë shumë të rëndësishëm për anëtaret tonë”, tha ai.