Për dallim nga VV-ja, Memli Krasniqi i përmend të gjithë krerët e UÇK-së në Hagë për 28 Nëntor - NACIONALE

Për dallim nga VV-ja, Memli Krasniqi i përmend të gjithë krerët e UÇK-së në Hagë për 28 Nëntor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në postimin e Vetëvendosjes në rrjete sociale me rastin e përvjetorit të arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, partia në pushtet kishte përmendur vetëm Rexhep Selimin.

Por, ndryshe ka vepruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai ka përmendur të gjithë, përfshirë edhe Rexhep Selimin, duke ua uruar 28 Nëntorin.

“Në ditë të shënuara si kjo, malli dhe krenaria, të dyja, njëkohësisht, vetëm vijnë e shtohen për heronjtë tanë në Hagë. Urime 28 Nëntori Çlirimtarë”, ka shkruar Krasniqi ndër të tjera.

“Ata janë shumë mirë, në një disponim të pabesueshëm përkundër faktit që janë prapa grilave. Janë njerëz me material tjetër të ndërtuar them unë, s’janë si na dhe kjo s’vlenë vetëm për ata dy vlenë edhe për Bacën Jakup e për Rexhën dhe të tjerët që janë aty me ta”, thotë ndër të tjera Krasniqi në videon e publikuar.

Lajme të ngjashme