Pejë: Po e përcillnin një garë me qen, sulmohen me shufra nga persona të panjohur
Një ngjarje jo e lehtë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Katundin e Ri të Pejës. Atje dy meshkuj janë sulmuar fizikisht derisa ishin duke e përcjell një garë me qen.
Viktimat nuk po e dinë arsyen e sulit.
Të paktën kështu kanë deklaruar nga Policia e Kosovës.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë:
Katundi i Ri, Pejë 03.01.2023-15:05. Dy viktimat meshkuj kosovar, deri sa ishin duke e përcjell një garë me qen, janë sulmuar fizikisht me shufra të drurit nga disa persona të panjohur.
Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ku gjatë ikjes, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë në drejtim të viktimave.
Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ku njëri prej tyre është transferuar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtutjeshme.