Peci tregon problemin më madhor në veri: Prej një lisi, s'po e shohim malin
Drejtori i institutit KIPRED dhe ish diplomati Lulzim Peci ka bërë një status në profilin e tij në Facebook e në të cilin ka analizuar situatën në veri të vendit.
“Mendoj se prej një lisi, nuk jemi duke e pa malin,” – thotë z. Peci, që më pas përmend strukturat paralele si një prej problemeve më madhore sa i përket zhvillimeve në veri të vendit.
“Zhbërja permanente e strukturave paralele të Serbisë së bashku me krijimin e Asociacionit në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, do të ishte një marrëveshje e mençur që do ta stabilizonte vendin tonë, dhe njëkohësisht do ta mbështes për muri Vuçiqin&Co.” – argumenton më tej ai.
Kujtojmë se deri tash të paktën gjashtë qytetarëve serbë që kanë ndërruar targat ilegale me ato RKS u janë djegur veturat derisa nuk ka pasur një përgjigje nga ana e autoriteteve kosovare të rendit.
Statusi i plotë:
Mendoj se prej nje lisi, nuk jemi duke e pa malin.
Ne Kosove, problemi kyc jane strukturat paralele te Serbise qe funksionojne pa ndonje problem te theksuar. Keto mund t’i shohim pothuajse ne te gjitha vendbanimet ku jeton komuniteti serb ne Kosove, dhe permes tyre Serbia de-fakto eshte duke ushtruar ko-sovranitet ne vendin tone.
Ceshtje kyce ne negociatat me Serbine duhet te jete zhberja e tyre perfundimtare, pasi vetem atehere mund te themi se eshte duke u konsoliduar shtetesia e Kosoves.
Problemi i targave ilegale eshte vetem shperfaqje e ketyre strukturave paralele, te cilat jane prezente pothuajse ne cdo fushe.
Kosova duhet te pergatis nje plan te detajuar te negociatave per zhgjidhjen e ketij problemi qe e kemi te trasheguar nga koha e UNMIK-ut, paralel me nje draft per asociacionin, pasi keto dy ceshtje jane te nderlidhura.
Zhberja permanente e strukturave paralele te Serbise se bashku me krijimin e asociacionit ne baze te vendimit te Gjykates Kushtetuese te Kosoves, do te ishte nje marreveshje e mencur qe do ta stabilizonte vendin tone, dhe njekohesisht do ta mbeshtes per muri Vucicin&Co.
Mendoj se zhberja e ketyre strukturave dhe ndalimi i financimit ilegal te Serbise eshte interes i larte nacional i Kosoves, dhe realizimi i tij mund te arrihet vetem me mjete politike, per te cilin eshte me se e domosdoshme ndertimi i perkrahjes perendimore.
Jam i bindur se ka hapesire diplomatike per kete opsion, permes se cilit Kosova do te kalonte nga pozita e tanishme e palakmuar, ne nje ofanzive diplomatike, per te cilen do te kete mirekuptim dhe perkrahje ne kryeqytetet kyce te bashkesise nderkombetare.