Peci thotë se Guxo nuk ka marrë ftesë nga presidentja për takim: Do të duhej të kishim ftesë
Deputetit të VV-së, Faton Peci, duket se i ka mbetur hatri që presidentja Vjosa Osmani nuk e ka ftuar partinë Guco në takimin e se enjtes.
Para hyrjes në Kuvend, ai ka thënë se presidentja është dashur të bëjë ftesë edhe për partinë e tij.
“Na nuk kemi marrë ftesë, do të duhej me marrë ftesë për shkak se ne jemi subjekt politik i regjistruar në KQZ, pavarësisht që nuk kemi garuar te vetëm, por kemi garuar bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Peci.