Peci shpreh keqardhje që s`po mund të jetë afër komunave të prekura nga vërshimet - NACIONALE

Peci shpreh keqardhje që s`po mund të jetë afër komunave të prekura nga vërshimet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i cili po qëndron për vizitë në Berlin, ka shprehur keqardhje që nuk po mund të jetë afër komunave të prekura nga vërshimet e fundit.

Në profilin e tij në “Facebok”, ai ka shkruar si ndihet mirë që kryeministri dhe kolegët e tij ministra po qëndrojnë pranë qytetarëve.

Më lejoni që të shpreh keqardhjen time që për shkak të vizitës zyrtare në Berlin, nuk jam afër qytetarëve në Komunën e Mitrovicës, Skënderajt, Klinës, Istogut e çdo zone të prekur nga vërshimet e orëve të fundit. Pavarësisht kësaj, Kryeministri dhe kolegët e mi Ministra, bënë dhe po vazhdojnë të bëjnë një punë të palodhshme në teren, duke qëndruar pranë qytetarëve të Republikës së Kosovës si dhe duke aktivizuar të gjithë mekanizmat qeveritar dhe të institucioneve vartëse, me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të situatës”, ka shkruar Peci.

Me tej, ai ka thënë se ndihet i lehtësuar meqenëse gjendja po shkon drejt normalizimit të situatës.

Qeveria e Republikës së Kosovës që nga shtatori i kaluar ka themeluar mekanizmin koordinues ndër-institucional për reagim të shpejtë e menaxhim të situatave dhe rasteve të tilla, mekanizëm puna e së cilit është për tu përshëndetur”, ka shkruar Peci.

Lajme të ngjashme