Peci: Sektorin e bujqësisë e kam gjetur në gjendje kaotike - NACIONALE

Peci: Sektorin e bujqësisë e kam gjetur në gjendje kaotike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka vazhduar kritikat ndaj paraardhëseve të tij.

Ai ka bërë me dije se kur ka marrë postin e ministrit para tre vjetëve sektorin e shëndetësisë e ka gjetur në gjendje kaotike.

Në një intervistë për Ekonomia Online, ai pretendon se e ka ndryshuar gjendjen në mënyrë drastike në këtë sektor.

Gjendje në të cilin e kam gjetur sektorin e bujqësisë ka qenë gjendje kaotike, në Ministrin e Bujqësisë fatkeqësisht unë mendoj që ka qenë njëra nga institucionet që është abuzuar më së shumti në aspektin financiar”, ka thënë ai.

Sipas tij, në këtë sektor nuk është abuzuar vetëm në aspektin financiar.

Por nuk është abuzuar vetëm në aspektin financiar me programet kryesore të subvencioneve dhe të grandeve, del që problemi i pronave të jetë njëra prej mënyrave dhe veprimeve që më abuzive dhe flagrante në Kosovën e pas luftës. Unë jam shumë i lumtur që për tri vite të qenit ministër, gjendja në sektorin e bujqësisë ka ndryshuar radikalisht për të mirë”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme