Peci: Riintegrimi i veriut s`mund të bëhet me masa policore - NACIONALE

Peci: Riintegrimi i veriut s`mund të bëhet me masa policore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës pwr situatën në veri të vendit.

Në një intervistë dhënë gazetës Nacionale, ai ka thënë se veriu nuk do të mund të bëhet me masa policore.

Sipas tij, një proces i tillë mund të bëhet vetëm me masa politike.

Mendoj se stabilizimi i veriut dhe dialogu do të shkojnë paralelisht njëra me tjetrën, tanimë në rrethana të komplikuara dhe të paparashikuara në veri, ku tani Serbia po mundohet ta vë de-fakto në jetë autonominë territoriale apo ndarjen e kësaj pjese nga Kosova. Këtu duhet të kemi të qartë se riintegrimi i veriut nuk do të mund të bëhet me masa policore, por me masa politike, të cilat pastaj do të shpien në zbatimin e plotë të rendit dhe të ligjit në këtë pjesë të vendit”, ka thënë Peci.

Lajme të ngjashme