Peci për zgjedhjet e reja në veri: Dorëheqje duhet të japin edhe asambletë komunale
Lulzim Peci, Drejtori i Institutit KIPRED, ka folur mbi zhvillimet e fundit rreth veriu të Kosovës, më saktësisht rreth paralajmërimeve për zgjedhje të reja në atë pjesë të vendit.
Sipas ish-diplomatit kosovar, situata në veri nuk mund të qetësohet vetëm me zgjedhje të reja për kryetar të komunave, pasi ai beson se “problem është më i thellë se sa shihet”.
Tutje, ai ka thënë se edhe asambletë e komunave duhet të japin dorëheqje.
“Duhet të japin dorëheqje jo vetëm kryetarët e komunave por edhe asambletë. Problemi është më i thellë se sa shihet, ky duhet të jetë një vendim politik i Kosovës sepse deputet dhe kryetaret e komunave janë të dy partive politike VV-së dhe PDK-së.” - tha Peci, transmeton RTV 21.
