Peci: Lirim Mehmetaj e ka personale me mua
Deputeti i Vetëvendosjes dhe ministri në largim i Bujqësisë, Faton Peci ka pretenduar se gazetari Lirim Mehmetaj “e ka personale me të”, vetëm pse ia publikoi kontratën me shkelje të rënda ligjore.
Peci në “ATV’ ka thënë se Mehmetaj ‘ose ka sponsorizim që të merret me të” ose “e ka personale”.
“Pretendimi i parë, totalisht i pavërtetë, një person që ka sponsorizim me u marrë me mu 24 orë, ose ka dicka perosnale me mu që unë nuk e di” – u shpreh ai, transmeton Nacionale.
Tutje, ai shtoi:
“Unë mendoj që mundet me pasë dicka personale, kam të drejtë, sen uk ështrë e mundur me i bë gjithë qato shpifje për një kohë”.