Peci: Kosova shënon rekordin e të mbjellave këtë vit - NACIONALE

Peci: Kosova shënon rekordin e të mbjellave këtë vit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë, tashmë e ka bërë traditë që vikendet, t’i kaloj në terren, për vizitë te fermerët.

Këtë të shtunë, ministri Peci ka qëndruar në Besi të Prishtinës. Nga aty minstri ka shpërndarë disa fotografi me njërin nga fermerët e këtij fshati, duke shkruar se këtë vit Kosova shënon record të të mbjellurave, që nga paslufta.

Peci tutje është shprehur, se kur luftohet korrupsioni, rezultatet në këtë ministri janë të pashmangshme.

Postimi i plotë i Pecit:

Kosova shënon rekordin e të mbjellave këtë vit që nga paslufta!

E këtë e ka mundësuar mbështetja e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe fermerët si Gani Dobratiqi.

Ganiu nga fshati Besi, komuna e Prishtinës është kultivues i 17 hektarëve me grurë dhe 7 hektarëve me misër e njëherit mbarështon edhe 10 lopë🐄 nga të cilat merr në baza ditorë 200 litra qumësht. Ai njëherit mbarështon edhe një numër të konsiderueshëm të viçave për majmëri.

Rekordi i çmimeve të favorshme!

Bujqit tanë nuk kanë qenë asnjëherë më të përkrahur sesa nga Qeveria Kurti 2.

Për shumë vite ata ankoheshin se për naftën e përdorur në bujqësi paguajnë njëjtë si qytetarët e tjerë që atë naftë e përdorin për vetura personale.

Sot, me çmimin aktual të naftës, një bujk që ushtron aktivitetin e tij në menyrë të rregullt, i regjistruar si subjekt formal, paguan vetëm 0.66 cent për 1 litër naftë, pasi përfiton 0.36 cent subvencionim në vlerë të akcizës dhe mund të përfitojë nga rimbursimi i TVSH-së.

1.20 euro litra

1.02 euro litra

0.36 euro litra

0.66 euro litra

Kur largohet kojta, luftohet korrupsioni e punohet me nder në Ministri të Bujqësisë, rezultatet janë të pashmangshme.

Lajme të ngjashme