Peci eskalon në fyerje ndaj Mustafës: Përfundoi i lagur në shtratin e Hashim Thaçit - NACIONALE

Peci eskalon në fyerje ndaj Mustafës: Përfundoi i lagur në shtratin e Hashim Thaçit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Bujqësisë, njëherit bashkëkryetar me Donika Gërvallen në Guxo, Faton Pec, ka eskaluar me fyerje të rënda ndaj Isa Mustafës, ish-kryeministrit të Kosovës.

Kjo pasi Mustafa e quajti Gërvallen “marionetë” të Lëvizjes Vetëvendose, pasi ajo fillimisht e kishte sulmuar nga fushata.

Në një postim në Facebook, Peci e ka quajtur Mustafën marionetë të PDK-së dhe Hashim Thaçit.

Ministri ka eskaluar në fyerje të rënda ndaj Mustafës, duke thënë se “përfundoi i lagur e i marruar në shtratin e Hashim Thaçit”.

“Dikur ishte streha e mashtrimit dhe manipulimit duke i shpallë luftë të pakompromisë oponentëve e duke përfunduar në shtratin e Hashimit, i lagur e marruar që përfundoj karrieren politike si struciii i friksuar” – ka shkruar Peci.

Lajme të ngjashme