Peci e mbron Gërvallën me poezi seksiste: I urit kurrë nuk ngutet, prej burrnisë e jo pse tutet
Faton Peci, ministër i Bujqësisë dhe kryetari (veç njëri) i Guxosë, e ka mbrojtur kryetaren tjetër të Guxosë, Donika Gërvallën, e cila është edhe zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme.
Peci e ka mbrojtur në mënyrë poetike Gërvallën, e cila u kritikua shumë për fjalët që i tha kundër BE-së, duke e cilësuar si “tigër prej letre” në aspektin e sigurisë.
Peci i ka dal në mbrojtje Gërvallës me një poezi me ngjyrime seksiste, e shkruar para disa dekadave nga ana e Gjergj Fishtës.
“Por i urti kurrë nuk ngutet,
prej burrnisë, e jo pse tutet …” – ka shkruar Peci si mbishkrim i fotos ku shihet e buzëqeshur edhe zonja Gërvalla.
Në këtë dy vargësh të poezisë së Fishtës, urtësia lidhet me burrërinë, një premisë patriarkale të konceptimit të urtësisë, e cila i jep ngjyrime “mashkullore” idesë universale të urtësisë. Pra sipas kësaj poezi, urtësia është mashkullore, i takon universit të burrërisë, gjë e cila i përjashton, i privon gratë nga mundësia për të qenë pjesë e urtësisë.
