PDK voton Kryesinë e re: ‘Bedri Hamza është Kryeministri që i duhet Kosovës’ - NACIONALE

PDK voton Kryesinë e re: ‘Bedri Hamza është Kryeministri që i duhet Kosovës’

4 javë më parë

nga NACIONALE

'Bedri Hamza është Kryeministri që i duhet Kosovës'. Kështu tha kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë.

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës. Kjo parti, thotë se ka diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe ato brenda partisë.

Për t’i sjellë vendit, pas zgjedhjeve të ardhshme, një Qeveri kredibile, të përgjegjshme dhe e cila rikthen vendin në kursin e duhur të zhvillimit, mirëqenies dhe integrimit euro-atlantik, Kryetari Krasniqi tashmë ka nominuar edhe zyrtarisht Bedri Hamzën si kandidat të Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër të vendit.

Kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, mori mbështetjen e plotë të Këshillit Drejtues të partisë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se kjo rritje e dinamikës së punës dhe vendimeve të rëndësishme partiake, është pjesë e krijimit të ofertës më të mirë për qytetarët, për të rikthyer besimin e tyre dhe për t’i dhënë vendit, pas zgjedhjeve, një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë.

“Bedri Hamza është Kryeministri që sot i duhet Kosovës. Sot është koha për të mbledhur në një vend të gjitha potencialet e vendit tonë, për t’i dhënë Kosovës një qeveri të re, kompetente, vizionare dhe që mendon për secilin qytetar. Një qeveri që udhëheqë me modesti e pa arrogancë, me frymë ekipore e gjithëpërfshirëse. Dhe në këtë drejtim, do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin Kosovës një drejtim të ri” ka thënë Kryetari Krasniqi.

Kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, para anëtarëve të Këshillit Drejtues tha se beson në forcën dhe fitoren e PDK-së.

“Ky është nderi më i madh në jetën time, rrjedhimisht, përgjegjësia më e madhe në jetën time. Falënderoj Kryetarin Krasniqi për besimin dhe të gjitha strukturat e partisë për mbështetjen. Sot, para jush dhe para qytetarëve të Kosovës, ju them se jam tërësisht i gatshëm që të zotohem se, me të gjitha kapacitetet e mija profesionale dhe personale, do të jap maksimumin për suksesin e PDK-së në zgjedhjet e përgjithshme. Unë besoj në forcën e PDK-së. Unë besoj në fitoren e PDK-së”, ka thënë Hamza.

Gjatë kësaj mbledhje, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës i dha mbështetjen e parezervë Kryetarit, Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe të gjitha strukturave tjera partiake, për të ofruar alternativën më të mirë qeverisëse e cila nxjerr vendin nga pozicioni i pafavorshëm në të cilin ndodhet.

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues u tha se Kosova ka nevojë për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, sa më parë, për t’i dhënë vendit një Qeveri të re, kredibile dhe zhvillimore.

Si u ri-organizua PDK-ja?

Më poshtë, Kryesia e re e PDK-së:

1. Memli Krasniqi, Kryetar

2. Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme

3. Bedri Hamza, Nënkryetar

4. Uran Ismaili, Nënkryetar

5. Agim Aliu, Nënkryetar

6. Shaqir Totaj, Nënkryetar

7. Besianë Musmurati, Nënkryetare

8. Mimoza Ahmetaj, Nënkryetare

9. Bajrush Xhemaili, Sekretar për Politika Programore

10. Abelard Tahiri, Sekretar për Organizim dhe Zgjedhje

11. Bernard Nikaj, Sekretar për Marrëdhenie Ndërkombëtare

12. Betim Gjoshi, Sekretar për Anëtarësi dhe Financa

13. Enver Hoxhaj

14. Rrahman Rama

15. Jakup Nura

16. Sokol Bashota

17. Evgjeni Thaçi - Dragusha

18. Nexhat Demaku

19. Besa Kabashi - Ramaj

20. Zenun Pajaziti

21. Valdete Idrizi

22. Elmi Reçica

23. Mërgim Lushtaku

24. Ferat Shala

25. Fehmi Mujota

26. Petrit Hajdari

27. Eliza Hoxha

28. Ganimete Musliu

29. Blerta Deliu - Kodra

30. Ariana Musliu - Shoshi

31. Floretë Zejnullahu

32. Blerand Stavileci

33. Luljeta Veselaj - Gutaj

34. Muhamet Haliti

35. Kujtim Gashi

36. Safete Hadërgjonaj

37. Genc Prelvukaj

38. Kurtan Kajtazi

39. Bekim Azizi

40. Përparim Gruda

41. Arben Mustafa

42. Aurora Osmani - Buca

43. Arbnora Salihu, Kryetare e RDK

· Adri Nurellari, Drejtor i Institutit për Studime dhe Analiza

· Naim Ismajli, Drejtor Ekzekutiv i PDK-së

Lajme të ngjashme