PDK: Vetëvendosje po e dëshmon qartë frikën nga hyrja e ligjshme në afatet kushtetuese
Vetëvendosje, me aktin e sotëm të Kryetarit të Kuvendit për ta shpallur të përmbyllur procesin e konstituimit të legjislativit, e ngriti ngërçin institucional shumëmujor në një stad të ri, me përmyblljen e seancës konstiutive jashtë çdo . Ky veprim, sipas Partisë Demokratike të Kosovës, përbën jo vetëm që nuk respekton Neni 67 të Kushtetutës së Kosovës, po e shtyn Kosovën "drejt një krize të re institucionale."
PDK-ja argumenton se, pa formësimin e plotë të Kryesisë me të gjitha instancat e saj përbërëse, Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar në kuptimin e mirëfilltë institucional, ndërsa çdo hap i ndërmarrë në këtë gjendje mbetet veçse një prolongim tjetër i krizës politike.
Në komunikatë, PDK thekson se Kuvendi ende nuk mund të konsiderohet i konstituuar, pasi nuk është zgjedhur Kryesia në përbërjen e saj të plotë kushtetuese, siç e përcakton neni 67 i Kushtetutës.
“Në këto rrethana, PDK e konsideron të pakuptimtë ftesën për takim të Kryesisë së Kuvendit që nuk është konstituuar dhe nuk merr pjesë në takime të tilla, të cilat i shërbejnë vetëm agjendave partiake e jo interesit të shtetit.”
Partia e dytë nga zgjedhjet e 9 shkurtit vlerësoi se zvarritjet e qëllimshme në procesin e formimit të institucioneve, të shkaktuara nga partia e parë, janë “skajshmërisht të rrezikshme për Republikën e Kosovës.”
“PDK vlerëson se zvarritjet e qëllimshme në procesin e themelimit të institucioneve shtetërore, të shkaktuara nga partia e parë, janë skajshmërisht të rrezikshme për Republikën e Kosovës.”
Në komunikatë kujtohet se PDK, ndonëse nuk kishte asnjë detyrim kushtetues apo politik, mori përsipër përgjegjësinë institucionale duke votuar për Kryetarin e Kuvendit, me qëllim që të zhbllokohej institucioni më i lartë përfaqësues i qytetarëve.
Megjithatë, sipas kësaj partie, “skemat populiste të Vetëvendosjes po e dëshmojnë qartë frikën e saj nga hyrja e ligjshme në afatet kushtetuese.”
“Edhe pse nuk kishte detyrim kushtetues apo politik, Partia Demokratike e Kosovës mori mbi vete përgjegjësinë institucionale duke votuar për Kryetarin e Kuvendit, me qëllim të vetëm zhbllokimin e institucionit më të lartë përfaqësues të qytetarëve.
Megjithatë, veprimet e mëtejshme dhe skemat populiste të Vetëvendosjes po e dëshmojnë qartë frikën e saj nga hyrja e ligjshme në afatet kushtetuese për të provuar krijimin e qeverisë së re. Kjo qasje, me fajin e tyre, po e shtyn Kosovën drejt një krize të re institucionale, pasojat e së cilës do t’i bartin shteti dhe qytetarët tanë.”