“PDK s’ka vija të kuqe me VV-në, s’ka pas as Thaçi, s’ka as LDK-ja” – Krasniqi flet pas takimit që u pa si ‘përafrues’ me Kurtin
Konspiracione e tituj senzacional, i quajti Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, krejt hovin e madh të diskutimti që u prodhua pas takimit të së hënës në hotelin “Garden” me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që u kuptua mes tonesh të buta dhe fjalësh të dhëna për një pajtim brenda-rreshtash për shkuarjen në zgjedhje të reja dhe një qetësim ujërash në diskurset mes PDK’së dhe VV’së.
“Nuk kam kurrëfarë (përafrimesh me VV-në), dhe as marrëveshje”, i tha Krasniqi intervistuesit të tij në 'Debat Plus' i cili këmbëngulte t’ia nxjerrte me doemos një fjali të zëshme për ndofarë pajtimi PDK-VV; duke vazhduar argumentin se po qe se data e zgjedhjeve nuk është mes të 30 qershor dhe 7 korrik atëherë fare mirë mund të jetë që Kurti ta kryejë mandatin e tij të plotë “duke qenë se i humbet arsyeja dhe kuptimi i zgjedhjeve të parakohshme”.
A ka vija të kuqe PDK-ja me VV-në (?), ishte pyetja e prerë e shtruar ndaj Krasniqit.
“Jo”, tha Krasniqi, duke u thirrur në “Jo”-në e kahershme të PDK-së gjatë historisë së saj politike, për çka tha se “prej Hashim Thaçit...deri te unë s’kemi pasur vija të kuqe me askënd”.
“A ke dëgju najherë në jetën tane qe sa mirresh me gazetari najkon prej PDK-së, prej Thaçit e deri te unë, që ne kemi vija të kuqe për dikënd? Jo. Ne e kemi njëfarë parimi që është pjesë e trashëgimisë tonë politike. Duke i ekskominukuar partitë ne do t’i ofendonim votuesit e asaj partie, që shqiptarë janë. Mund të jenë familjarë jam. Me ju thanë vijë të kuqe, është armiqësim”.
Për kritikat e ashpra të Lidhjes Demokratike të Kosovës të drejtuara masivisht ndaj tij dhe subjektit të PDK-së, Krasniqi tha se “as këta s’kanë vija të kuqe”.
Krasniqi: Nuk e di pse janë prek kaq shumë (LDK-ja). Të ftum kanë qenë, kanë mujt me ardh.
Panduri: Duke e ditë që s’keni ju vija të kuqe nashta...
Krasniqi: S’kanë as këta vija të kuqe, me sa e di unë...
Panduri: Kanë thanë që kanë...
Krasniqi: Qashtu kanë pas thanë edhe më herët, veç ishalla i majnë...
Intervistuesi provoi me ç’mos të identifikonte ndofarë pulsi për përafrim ose për koalicion me VV-në, por Krasniqi i quajti “konspiracione”.
Panduri: U duk që patët përafrim të jashtëzkaonshëm (Ermali) A do të keni bashkëqeverisje?
Krasniqi: Pse e keni interpretu ashtu? A të pyti unë ty diçka retorike?
Panduri: A do të ketë një koalicion VV-PDK?
Krasniqi: Kush po flet për koalicione, pse po ma ndërron temën?... Unë dua zgjedhje, s’ka qenë kjo kërkesë e Albin Kurtit e fatkeqësisht as e kolegëve të opozitës. Kjo është qëllimi jem me pru një qeveri që udhëheq Bedri Hamza.
Panduri: Me?
Krasniqi: Me shumicën shqiptare
Panduri: Pyetja ime...
Krasniqi: Oh spo du me ta dhanë përgjigjen, ae di pse? Sepse konspiracionet edhe titujt e portaleve, me tituj senzacionale janë më pak të rëndësishme se sa fakti që qytetarët jetojnë më keq se para 3 viteve...Eh ata kolegët (opozitarë) saherë e kanë taku Albinin. Pse s’u bo more vëlla kaq e madhe? Unë e kuptoj sepse gara e ardhshme është mes PDK-së dhe VV-së.
Panduri: Ju kanë akuzu për vjedhje, hajni, vrasje të Astrit Deharit...
Krasniqi: Oh i di bre ato, janë poshtërsi. Mos t’i përsërisim.