PDK: Përgjegjësia mbi VV-në, nxorën kandidat tërësisht partiak dhe refuzuan konsensusin
Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar shumicën parlamentare se po prodhon krizë të re politike në Kosovë.
Sipas PDK-së, për shkak të “papërgjegjshmërisë së shumicës” dhe mungesës së gatishmërisë së Albin Kurtit për marrëveshje gjithëpërfshirëse, vendi rrezikon të mbetet pa President.
“Zgjedhja e Presidentit nuk është garë për opozitën”, thuhet në reagim.
PDK thekson se detyrimi kushtetues i shumicës është të sigurojë funksionimin normal të institucioneve.
Partia akuzon Lëvizja Vetëvendosje! për “paaftësi për të qeverisur” dhe prodhim krizash e polarizimi.
Sipas saj, kandidimi i një figure “tërësisht partiake” është bërë pa koordinim dhe pa mundësi konsensusi.
PDK deklaron se ka marrë pjesë në konsultime dhe ka qenë e gatshme të mbështesë një kandidat konsensual.
Si alternativë, ka propozuar zgjedhjen e një Presidenti nga radhët e saj, si “mekanizëm balancues”.
“Përgjegjësia bie plotësisht mbi shumicën parlamentare”, përfundon reagimi.