PDK nuk i voton Vetëvendosjes të propozuarin për kryetar të Kuvendit, rikonfirmon Krasniqi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka qëndruar sërish asaj se PDK-ja nuk do të votojë për të propozuarin e Vetëvendosjes për Kryetar të Kuvendit.
Para se të nis seanca themeluese, Krasniqi tha shkurt për media se nuk e votojnl.
“Jo, jo nuk e kemi ndërruar qëndrimin”, tha Krasniqi shkurt për media.
Mbrëmë PDK mori vendim edhe formal që s’i votojnë VV-së propozimin për kryetar të kuvendit.