PDK: Ku fitoi me të madhe dhe ku doli veç e para? - NACIONALE

PDK: Ku fitoi me të madhe dhe ku doli veç e para?

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Në Skenderaj me 83% - Partia Demokratike e Kosovës shënoi fitore të padiskutueshme me Sami Lushtakun kryetar.

Në Ferizaj me Agim Aliun, PDK-ja e gdhendi në gur sërish fitoren në raund të parë me 56,2%.

Në Han të Elezit po ashtu në raund të parë, Mehmet Ballazhi është me mbi 51 % konstante në raund të parë kundrejt kandidatit të pavarur, Rufki Sumës, por të mbështetur nga Vetëvendosje.

Ku doli e para? (që shkon në balotazh)

Shaqir Totaj i Prizrenit doli i pari bindshëm fitues (por, jo pa balotazh) me rreth 42% të votës së përgjithshem – në diferencë të thellë ndaj Artan Abrashit të Vetëvendosjes me 30%.

Arian Tahiri i PDK-së në Mitrovicë ka dalë i pari me 48.07% përballë Faton Pecit të Vetëvendosjes me 47.6%.

Sabedin Vishi i PDKës-ë në Kaçanik doli i pari me rezultat të ngushtë 39.7% kundrejt kandidatit të VV-së, Jeton Raka, me 37.9%

Lajme të ngjashme