PDK kërkon "veprim urgjent" nga qeveria ndaj çmimeve të naftës: "Është valë e re varfërimi"
Çmimet e larta të naftës që kanë kapluar vendin si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme dhe mosndërhyjes së qeverisë për lehtësimin e përkohshëm të barrave tatimore, ishin tema që Partia Demokratik e Kosovës foli në konfernecë për media.
Arben Mustafa, deputet dhe ekonomist i PDK-së tha se Qeveria e Kosovës po qëndron pasivisht si spektatorë duke mos ndjekur masat lehtësuese që ka marrë bota perëndimore dhe rajoni karshi rritjes së madhe të çmimevce të naftës.
Mustafa tha se ekzekutivi duhet “urgjentisht të veprojë” duke iu referuar mundësisë së heqjes së akcizës dhe TVSh-së për derivatet, ç’gjë do ta ulte për 64 centë çmimin e naftës.
“Sepse qytetari shtetit i paguan edhe 60 centë në formë të taksave, dhe (duhet vepruar) për frenim të efektit zingjiror,” tha Mustafa.
Por, kritikoi ai “këta nuk e kanë prioritet gjendjen e rëndë financiare” të qytetarëve të Kosovës, por mbledhjen e taksave “për t’i shfrytëzuar ato për nevoja elektorale”.
“Tash është momenti që qeveria të tregojë përgjegjësi dhe të reagojnë ndaj sfidave reale që përballen qytetarët. Sot ekonomia e vendit ka nevojë për ndërhyrje emergjente të shtetit. Ne kërkojmë ulje të menjëhershme të taksave për derivatet e nafte, në mënyrë që çmimi të reflekotjnë realiteitn ekonomik të qytetarëve. Kërkojmë masa konkrete për mborjztjen e bujqëve dhe prodhuesve ve ndor, subvencione shtesë dhe inpune bazë. Po ashtu kërkojmë fuqizim dhe vënie në funksion të Autoriteti i Konkurrencës dhe Inspektoratin për të parandaluar çdo abuzim t ëmundshëm për çmimet në treg. Duhet qeveri që reagon dhe mbron qytetarin,” tha Musafa.
“Nga ajo çka tha Kusari-Lila, aty shihet që nuk është as opsion e as po konsidero ndiçka të tillë, kur rajoni veçse e ka bërë. Një standard që ka krijuar kjo qeveri, është se kur i duhet për interesa zgjedore dhe partiake, këta gjejnë mënyra për të sfiduar edhe ligjit, e kur ju duhet fshihet se s’mund të veprojnë sepse ligji. Qeveria ka instrumente për të lehtësuar barrën tatimore për qytetarët, dhe nëse kanë nevojë për ekspertizë ne mund të kontribuojmë,” tha Musafa.