PDK kërkon "hetim të menjëhershëm për skandalet abuzive të Qeverisë"
Partia Demokratike e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë, ka kërkuar “hetim të menjëhershëm për skandalet abuzive të Qeverisë”. Nëpërmjet një komunikate të lëshuar në Facebook, kryetari Memli Krasniqi ka thënë se dëshmitë e publikuara “konfirmojnë përfshirjen e zyrtarëve të shumtë shtetërorë në afera të mëdha keqpërdorimesh dhe skandale të tjera.”
Krasniqi i ka quajtur alarmante skandalet e zyrtarëve shtetërorë, ndërsa ka kërkuar adresim nga institucionet përkatëse.
Në lidhje me komunikimet e Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve në VV dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqin, PDK ka thënë se kjo “konfirmoi se miku i kryeministrit Kurti, ambasadori Martin Berishaj, ashtu siç ishte paralajmëruar dy vite më parë, është i përfshirë në tregtimin e energjisë elektrike” dhe “përzierjen direkte të Qeverisë në çdo institucion publik nëpërmjet komisares Dejona Mihali.”