PDK-ja sot mban Konventën e 11-të, pritet rikonfirmimi i Krasniqit si kryetar i partisë - NACIONALE

PDK-ja sot mban Konventën e 11-të, pritet rikonfirmimi i Krasniqit si kryetar i partisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë Konventën e Përgjithshme, të njëmbëdhjetën me radhë.

Konventa do të mbahet në Klan Arena me fillim nga ora 11:30.

Kjo konventë do të ketë karakter zgjedhor, ku kandidatët e PDK-së pritet të rikonfirmojnë besimin për kryetarin Memli Krasniqi.

Ditë më parë, Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka treguar se i vetmi kandidat për Kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës në këtë Konventë është Memli Krasniqi.

Ai ka thënë se nën drejtimin e Krasniqit PDK-ja ka shënuar suksese të mëdha.

Lajme të ngjashme