PDK-ja paralajmëron se Projektbuxhetin mund ta dërgojnë në Kushtetuese - NACIONALE

PDK-ja paralajmëron se Projektbuxhetin mund ta dërgojnë në Kushtetuese

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlament të PDK-së, Abelard Tahiri, ka paralajmëruar se Projektbuxheti për vitin 2023 mund të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Në adresimin e tij para deputetëve, ai ka thënë se projektligj aktual ia mundëson qeverisë marrjen e të hyrave vetanike të komunave.

Këto janë të hyra të qytetarëve që mblidhen nga komunat dhe në fund të ditës edhe nëse nuk arrin të shpenzohen barten në vitin tjetër. Pra, janë fonde që nuk u mohohet e drejta e shfrytëzimit, sepse janë taksa të qytetarëve”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo është antikushtetuese.

Është kundërkushtetuese që tash i bije se qyteti të Prishtinës, që i ka diku 35 milionë euro të pashpenzuara të viti 2021, me i marrë dhe me i shpërnda nëpër qytete tjera. Kjo është e pa tolerueshme, sepse janë taksa të Prishtinës dhe duhet te shpenzohen në Prishtinë”, ka thënë ai.

Tahiri ka treguar se për këtë çështje do ta bëjnë një amendament për heqjen e kësaj pjese.

Ne do të bëjmë një amendament që këtë pjesë ta heqin nga Projektbuxheti dhe nëse nuk do ta na përkrahni ne padyshim se do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese këtë buxhet, sepse është buxhet në kundërshtim me nenin 124, pika 5 e Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Lajme të ngjashme