PDK-ja nuk i frikësohet sondazhit ku VV-ja doli 49 për qind, insiston për zgjedhje të reja - NACIONALE

PDK-ja nuk i frikësohet sondazhit ku VV-ja doli 49 për qind, insiston për zgjedhje të reja

2 javë më parë

nga NACIONALE

Tashmë janë bërë gati dy javë që kur Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar 9 qershorin si datë të mundshme të zgjedhjeve të parakohshme. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, por edhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie, e kanë ritheksuar gatishmërinë për zgjedhje, sikurse ka bërë edhe LDK-ja. PDK-në nuk e ka frikësuar as një sondazh, në të cilin VV-ja doli e para me 49.5 për qind.

Muajin e kaluar, kryeministri Albin Kurti foli për mundësinë e zgjedhje të parakohshme. Kur u pyet për zgjedhje të parakohshme, Kurti dha këtë përgjigje në RTK:

“Kjo është e vetmja pyetje që ma bëtë sonte për opozitën, ata duhet ta thonë fjalën e tyre unë nuk mund te shkoj në zgjedhje pa opozitën, pra, Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2020 ka treguar që për shpërndarje të Kuvendit duhen 2/3 dhe nuk ka mundësi tjetër që automatikisht të shkohet në zgjedhje…Mund t’i bëjnë bashkë me neve, kjo është ofertë e imja”, u shpreh Kurti. “Unë po them që po shkojmë në zgjedhje kur dëshiron opozita. Ne i ndihmojmë opozitës nëse dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje…Gjithmonë gati për zgjedhje” – ishte shprehur Kurti.

PDK-ja ishte e mënjëhershme Duke folur në RKT, Krasniqi e caktoi madje edhe datën e zgjedhje të reja, në të cilën datë PDK-ja ka insistuar disa herë.

“Unë po e jap një propozim sot për herë të parë. Unë mendoj që ne do të duhej të merremi vesh me shku në zgjedhje më datën 9 qershor, 9 është e diel. Unë besoj që do të ishte një datë e përshtatshme, nga ajo që po thotë edhe Kurti që ne jemi të gatshëm kurdo atëherë nëse jemi të gatshëm…” – kishte thënë Krasniqi në T7.

Ndonëse ditë më parë u publikua një sondazh i kryer nga UBO Consulting, ku VV-ja doli e para me 49.5 për qind, PDK-ja nuk ka ngurruar të kërkojë zgjedhje të reja. Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e PDK-së, shkroi në profilin e saj në Facebook se PDK-ja është gati për zgjedhje të parakohshme.

“Sondazhet janë sondazhe. Herë ia qëllojnë, herë jo.

Zgjedhjet janë zgjedhje. Ato janë të sakta 🙂

VV, nëse jeni të kënaqur, ejani shkojmë në zgjedhje. 9 Qershor?

PDK është gati.” – shkroi Çitaku, dy ditë më parë.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së, duke theksuar se Kurti duhet t’i përgjigjet ftesës së PDK-së për zgjedhje të parakohshme më 9 qershor.

“Sondazhet janë sondazhe, por zgjedhjet janë ato që përcaktojnë fatin e një qeverie. Ne i bëjmë thirrje edhe kryeministrit Kurti dhe qeverisjes së L

VV-së që të mos frikësohen dhe t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së PDK që më 9 qershor të organizohen zgjedhjet e parakohshme” – kishte thënë Tahiri.

Lajme të ngjashme