PDK-ja kujton të zhdukurit në luftë: Drejtësi për të pagjeturit, Kosova nuk harron
Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar të zhdukurit në luftën e fundit në Kosovë në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur .
PDK tha se kërkon nga institucionet e vendit zbardhjen sa me të shpejtë të fatit të të zhdukurve në luftë dhe shton se ndërkombëtaret duhet të bejnë presion mbi Serbinë për hapjen e arkivave, po ashtu denimin e kriminelëve të luftës.
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë, kujtojmë të gjithë ata qytetarë të Kosovës, të cilët janë zhdukur nga periudha e luftës së fundit, me shpresën dhe kërkesën që të zbardhet sa më parë fati i tyre. Institucionet e vendit duhet të angazhohen më shumë për zgjidhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur, ndërsa institucionet ndërkombëtare duhet të shtojnë presionin mbi Serbinë për hapjen e arkivave, si dhe të dënojnë kriminelët e luftës që janë përgjegjës për zhdukjen e tyre. Drejtësi për të pagjeturit! – Kjo është thirrja jonë e përhershme kolektive. Kosova nuk harron!”, është thënë në njoftimin e PDK-së.