PDK-ja ende nuk e ka kompletuar “Qeverinë në hije” - NACIONALE

PDK-ja ende nuk e ka kompletuar “Qeverinë në hije”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka kompletuar “Qeverinë në hije”.

Gjatë vitit të kaluar, kjo parti ka prezantuar vetëm disa anëtarë të këtij kabineti.

Koordinatori për Bujqësi në Kabinetin për Qeverisje së Mirë të PDK-së, Naim Ismajli, ka bërë me dije se ky kabinet do të kompletohet shumë shpejt.

Kemi dhënë hapësirë që të bëhet një kabinet profesional. Ia ka vlejtur që ka marrë kaq kohë, sepse do të ndërtohet një kabinet që do të ketë angazhimin profesional. Kabineti do të jetë kontrollues i fuqishëm i qeverisë – jo vetëm për të kritikuar – por për të dhënë alternativa si të bëhet më mirë”, ka thënë Ismajli, në emisionin Portofol në Klan Kosova FM.

Sipas tij, koordinatorët e emëruar deri me tani mbajnë takime të rregullta.

Lajme të ngjashme