PDK: I papranueshëm çfarëdolloj statuti i Asociacionit që bie ndesh me idealet themeluese të Kosovës - NACIONALE

PDK: I papranueshëm çfarëdolloj statuti i Asociacionit që bie ndesh me idealet themeluese të Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se ka zhvilluar takime të ndara me kryesinë e partisë, deputetët dhe kryetarët e degëve, për të diskutuar rreth draft-statutit të Asociacionit në komunave me shumicë serbe. Kreu i kësaj partie është shprehu “i shqetësuar” për, siç tha ai, “mungesën e transparencës nga ana e Kryeministrit Kurti në raport me procesin e dialogut, përkatësisht me draft-statutin e Asociacionit”.

Pas takimeve, nga PDK kanë deklaruar se statuti i Asociacionit të jetë në pajtim me Kushtetutën e ligjet e Kosovës.

PDK në një komunikatë për media, ka njoftuar se kryetari i kësaj partie është shprehur i shqetësuar me mungesën e transparencës.

“Kryetari Krasniqi ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e transparencës nga ana e Kryeministrit Kurti në raport me procesin e dialogut, përkatësisht me draft-statutin e Asociacionit, për të cilin nuk ka ndarë akoma asnjë detaj me deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe me qytetarët.” – thuhet në njoftim.

Më tej, sipas komunikatës së lëshuar nga PDK, Krasniqi ka deklaruar se formimi i çfarëdo Asociacioni që mospërputhje me "idealet themeluese të Republikës së Kosovës", është i "papranueshëm".

"Kryetari Krasniqi ka ripërsëritur qëndrimin se për PDK-në është i papranueshëm çfarëdolloj statuti, i cili e parasheh formimin e Asociacionit me kompetenca që bien ndesh me idealet themeluese të Republikës së Kosovës." - thuhet në komunikatën e lëshuar nga partia opozitare.

Mbi pretendimet e "regresit ekonomik", nga PDK kanë deklaruar se "përkeqësimi i mirëqenies së qytetarëve janë vetëm disa nga pasojat, krahas dështimit në dialog".

"Gjatë këtyre takimeve u tha se regresi ekonomik, sanksionet ndërkombëtare dhe përkeqësimi i mirëqenies së qytetarëve janë vetëm disa nga pasojat, krahas dështimit në dialog, të cilat vijnë si rezultat i keqqeverisjes, arrogancës dhe aferave të vazhdueshme korruptive të zyrtarëve qeveritarë." - thuhet aty.

Lajme të ngjashme