PDK: Emërimi i militantit të VV-së si drejtor në RTK e shndërron Televizionin publik në megafon të Kurtit - NACIONALE

PDK: Emërimi i militantit të VV-së si drejtor në RTK e shndërron Televizionin publik në megafon të Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj emërimit të Rilind Gërvalles, në krye të Radio Televizionit Publikt të Kosovës.

PDK përmes reagimi ka thënë se vazhdon kapja e secilit institucion të pavarur në Kosovë, nga Kryeministri Albin Kurti në koordinimi me partneren e tij, presidenten Vjosa Osmani

Kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij, kanë instaluar nga sot militantin e tyre shumë vjeçar Rilind Gërvalla si drejtor në Televizionin Publik të Kosovës. Në vazhdën e kapjes së secilit institucion të pavarur në Kosovë, kryeministri Albin Kurti në koordinim të ngushtë me partneren e tij, presidenten Vjosa Osmani, tash e disa muaj kanë nisur instalimin e militantëve të tyre në Radio Televizionin Publik të Kosovës. Kapja e RTK-së nga kryeministri Albin Kurti me mbështetjen e presidentes Vjosa Osmani ka filluar që nga zgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së, të cilët tani po i përdorin për realizimin e planit politik të partisë në pushtet për instalimin e militantëve në pozita drejtuese, duke kulmuar sot me emërimin e militantit Rilind Gërvalla si drejtor i Televizionit Publik.” – thuhet në reagimin e PDK-së.

Sipas PDK-së, pas këtij emërimi RTK nuk do të jetë më në shërbim të publikut, por do të përdoret si megafon për Kurtin.

“Me këto emërime, RTK nuk do të jetë më në shërbim të publikut, por do të përdoret si megafon i Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, ndërsa militantët që do ta drejtojnë RTK-në, do të marrin urdhra nga ideologët dhe propaganduesit e tyre partiak. Nëpërmjet kapjes së Radio Televizionit Publik të Kosovës me militantë partiak;, pushteti po synon kapjen e mendjes së qytetarëve nga e cila frikësohen më së shumti. Prandaj, nëpërmjet instalimit të militantit Rilind Gërvalla si drejtor, kryeministri Albin Kurti po synon që ta përdorë RTK-në për propagandë dhe agjitacion të llojit “Çka ka, çka s'ka”, për të shtrembëruar realitetin dhe të vërtetën e keqqeverisjes së tij.” – thuhet në shkrimin e PDK-së në Facebook.

Lajme të ngjashme