PDK e mbush sallën “1 Tetori”: Pamje nga tubimi - NACIONALE

PDK e mbush sallën “1 Tetori”: Pamje nga tubimi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një numër i madh i përkrahësve të Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku nga aty kjo parti ka bërë hapjen e fushatës zgjedhore.

Në këtë tubim mbajti fjalim kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe më pas u prezantuan edhe 110 kandidatët e kësaj partie për deputetë.

Pas kësaj, fjalën e mori kandidati i kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza, i cili foli për paga, pensione dhe bizneset private.

Ai tutje ka premtuar edhe Sigurimet Shëndetësore, duke thënë se qytetarët s’do të shqetësohen më për kosto e trajtimit shëndetësor.

Hamza gjithashtu ka theksuar edhe marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian, duke thënë se do t’i heq sanksionet ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme