PDK e konfirmon: Vlora Çitaku pjesë e takimit me presidenten Osmani - NACIONALE

PDK e konfirmon: Vlora Çitaku pjesë e takimit me presidenten Osmani

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mbledhur të gjithë liderët e partive politike në Kosovë për të diskutuar për mundësinë e zgjedhjeve në veri të vendit.

Takimi është planifikuar të nis nga ora 14:30, e që pjesë e takimit do të jetë edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i PDK’së, Faton Abdullahu, në një prononcim për Gazetës Express, duke thënë se PDK-në në këtë mbledhje do ta përfaqësojë Vlora Çitaku.

Ai ka thënë se qendrimet e partisë lidhur me këtë çeshtje do t’i tregojë ajo.

Nënkryetarja Çitaku e përfaqëson PDK në takim. Qëndrimet tona do t’i shprehim aty. Na intereson qëndrimi i qeverisë për situatën dhe aftësia e tyre për garantim të kushteve për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve”, ka deklaruar Avdullahu.

Lajme të ngjashme