Pasi e kaloi provimin e mjekësisë, roboti GPT-3 kalon edhe provimin e biznesit MBA - NACIONALE

Pasi e kaloi provimin e mjekësisë, roboti GPT-3 kalon edhe provimin e biznesit MBA

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Chatboti i inteligjencës artificiale i prodhuar nga kompania AI ka kaluar provimin final të programit MBA të dizajnuar nga Shkolla Wharton e Pensilvanisë, sipas një studimi të ri.

Profesori Christian Terwiesch, që ishte autori i studimit, vërejti se mësuesit duhej të ishin të shqetësuar se studentët e tyre mund të mashtronin me detyrat e shtëpisë dhe provimet finale duke përdorur chatbotët e Inteligjencës Artificiale.

GPT-3shi thuhet të ketë bërë punë të mrekullueshme në menaxhimin e operacioneve bazike, raporton Independent.

GPT-3shi ka marrë notën diku mes B- dhe B në këtë provim (me notimin tonë të ciklit fillor, mund të jetë 4 ose 4-).

Por, chatboti kishte treguar se ndonjëherë bënte edhe gabime befasuese në kalkulime relativisht të thjeshta të nivelit të klasës së 6 në matematikë.

Sipas hulumtuesve të shkollës së Whartonit ky studim i ri ka implikime të rëndësishme për edukimin në shkollën e biznesit.

Një tjetër studim kishte zbuluar se ChatGPT-ja mund ta kalonte edhe testin e licencimit mjekësor në ShBA USMLE-në, që zakonisht ju merr studentëve deri në katër vjet shkollim për ta kaluar.

Lajme të ngjashme