Pasaportat e skaduara, Krasniqi: Qeveria urgjentisht këtë problematikë ta shndërrojë në prioritet - NACIONALE

Pasaportat e skaduara, Krasniqi: Qeveria urgjentisht këtë problematikë ta shndërrojë në prioritet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar qeverinë e Kosovës lidhur me kërkesën që i është bërë shtetit gjemran për të lejuar pasaportat e skaduara në mungesë të materialit.

I pari i PDK-së ka thënë se ekzekutivi duhet që urgjentisht këtë problematikë ta shndërrojë në prioritet në vend se të bëjë kërkesa turpëruese drejt shteteve mike për lejimin e udhëtimit të qytetarëve me pasaporta të skaduara.

“Fatkeqësisht, edhe në këtë vizitë të tyre, Qeveria nuk arriti që të paktën të sigurojë material për pasaporta, afatet e të cilave shumë mërgimtarëve tashmë u kanë skaduar. Qeveria, në vend se të bëjë kërkesa turpëruese drejt shteteve mike për lejimin e udhëtimit të qytetarëve me pasaporta të skaduara, duhet që urgjentisht këtë problematikë ta shndërrojë në prioritet. Asnjë arsyetim nuk i shfajson qeveritarët e paaftë për të qeverisur në lidhje me mungesën e materialit për prodhimin e pasaportave. Janë bërë muaj të tërë dhe kjo tufë inkompetente nuk është në gjendje ta zgjidhë një problem të thjeshtë furnizimi. A di të tregojë ndokush nga Qeveria e fjalamanëve pse vetëm Kosova në tërë Evropën nuk ka material për pasaporta?” – ka shkruar mes tjerash Krasniqi.

Postimi:

Lajme të ngjashme