Pas tensioneve të fundit, NATO-ja dislokon trupa shtesë në Kosovë - NACIONALE

Pas tensioneve të fundit, NATO-ja dislokon trupa shtesë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

NATO ka dislokuar trupa shtesë në Kosovë. Kjo pas tensioneve të fundit shtesë në Kosovë, ku u lënduan më shumë se 30 ushtarë të KFOR-it.

NATO-ja e ka bërë të ditur këtë vendim, përmes një postimi në Tëitter.

Aaleanca veri-atlantike ka marrë vendim për angazhim të Forcës Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, e cila ka qenë në gjendje gatishmërie për angazhim.

“Dislokimi i forcave shtesë të NATO-s në Kosovë është një masë e kujdesshme për të siguruar që KFOR-i ka aftësitë që i nevojiten për të ruajtur sigurinë në përputhje me mandatin tonë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së,” tha Adm. Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli.

Ndryshe, rreth 30 ushtarë të KFOR-it mbetën të lënduar dje pas përplasjeve me bandat kriminale në veri.

No description available.

Lajme të ngjashme