Pas takimeve në Bruksel, reagon edhe Grenell: Kurti ka refuzuar çdo ide nga presidentët e Amerikës
Pasi që takimet në Bruksel sot u mbyllën pa marrëveshje, ka reaguar edhe Richard Grenell, ish-emisar i Amerikës për dialogun.
Grenell ka shkruar në facebook, se Kurti i ka refuzuar të gjitha idetë e dhëna nga presidentët amerikanë.
“Përkujtim. Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që presidentët amerikanë ia kanë dhënë Kosovës. Të dyve: demokratëve dhe republikanëve. Ky është vetëm një fakt”, ka shkruar Grenell.
Ndryshe, sot në takimin Kurti – Vuçiq nuk pati marrëveshje për targat ose dokumentet identifikuese.